Ekonomia Online
FUNDIT

Hasani: Zhegra, Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova krenohet me veprën e Agim Ramadanit

Hasani: Zhegra, Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova krenohet me veprën e Agim Ramadanit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë të enjten në përmbylljen e manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit, që i kushtohet veprës së dëshmorit Agim Ramadani – Katana dhe 114 dëshmorëve të rënë në betejën e lavdishme të Koshares. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se e gjithë Kosova krenohet […]

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë të enjten në përmbylljen e manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit, që i kushtohet veprës së dëshmorit Agim Ramadani – Katana dhe 114 dëshmorëve të rënë në betejën e lavdishme të Koshares.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se e gjithë Kosova krenohet me veprën e Agim Ramadanit.

“Zhegra, Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova krenohet me veprën tënde komandant! Lavdi e përjetshme “Katanës” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Hasani.

Image may contain: 17 people, people sitting and crowd

Image may contain: 8 people, people sitting and crowd

Image may contain: 9 people, crowd and outdoor

Të ngjashme