Hasanpapaj pas tubimit në Rahovec: Korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për pjesëmarrjen në tubimin zgjedhor të mbajtur në këtë komunë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka vlerësuar pritjen që i është bërë LDK-së në Rahovec, duke e cilësuar atë si shprehje të besimit dhe optimizmit për zgjedhjet.

“Në qytetin e vreshtave, sot korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm. Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore!”, ka shkruar Hasanpapaj.

LDK ka vazhduar të hënën aktivitetet e saj elektorale në Rahovec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme