Hashim Thaçi i pikëlluar për vdekjen e hoxhë Avdyl Krasniqit

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi.

Thaçi ka thënë se hoxhë Krasniqi ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së.

“Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi”.

Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 12. Oktober 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme