Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij.
Sipas Thaçit, Hoti mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi, njofton Klan Kosova.
“Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar. Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre. Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin”.