Haskuka i pari kryetar komune që i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Kurtit për takim

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka refuzuar takimin me Kryeministrin Albin Kurti, ndryshe ka vepruar homologu i tij nga Prizreni, Mytaher Haskuka.

Haskuka është i pari kryetar i komunave që ka shkuar në takimin e thirrur nga Kurti, njofton Klankosova.tv.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka bërë një thirrje për të gjithë kryetarët që të mos shkojnë në këtë takim me arsyetimin se AKK është larguar nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Të ngjashme