Me rastin 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zyrtarë të komunës së Prizrenit kanë bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se nuk duhet që të përsëriten gabimet e kaluara kur faleshin toka.
“Në këtë periudhë 142 vjeçare në Ballkan kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, në dëm të trojeve shqiptare”.
“Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona. Duhet edhe një herë t’i përkujtojmë këta, punën edhe veprat e tyre që mos të bëjmë në gabimet e atyre që i kanë falur tokat”.