Haskuka pret Osmanin në Prizren: Përkrahja e saj e bën më të lehtë tejkalimin e pandemisë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka falënderuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani për vizitën në këtë komunë.

Ai tha se Osmanin e njoftoi për sfidat që po i kalojnë gjatë pandemisë dhe në veçanti për mënyrën e organizimit të mësimit në distancë.

“Si rrjedhojë, bashkë me kryeparlamentaren e vizituam edhe shkollën fillore “Emin Duraku” ku po zhvillohet mësimi në distancë për komunitetin turk dhe boshnjak, si dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga personeli mjekësor gjatë kësaj kohe të pandemisë”.

Haskuka tha se pikërisht në këto dy fusha, në shëndetësi dhe arsim, janë përpjekur që nga dita e parë e pandemisë që të ofrojnë shërbime në nivel sa më të duhur.

“Përkrahja e kryeparlamentares dhe e institucioneve të nivelit qendror, e bën më të lehtë tejkalimin e kësaj pandemie”.

Të ngjashme