Haskuka: Rezultati në Prizren nuk do të ndryshojë, PZAP mos t’i nënshtrohet presionit

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 15:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Prizrenit ka mundësuar fitoren e tij, sipas rezultateve preliminare.

“Nuk besoj se do të ndryshojë diçka ka rezultati i zgjedhjeve. Ai duhet të marrë 940 vota që të më kalojë. Nuk ka gjasa statistikore dhe praktike ta ndryshojnë rezultatin”, tha Haskuka.

Haskuka tha se PDK është duke ushtruar presion te vëzhguesit që të japin deklarata që flasin për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, me qëllim që disa vendvotime ku VV ka dalë e para, të shkohet në rivotim.

“Kërkoj nga PZAP që të mos bie pre e këtyre presioneve që po bëhen nga Kadri Veseli dhe PDK dhe të shikohen mirëfilli gjitha librat e votimit dhe fletëzat ku janë nëshkruar gjithë vëzhguesit dhe komisionerët, ku ata kanë shënuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor”, tha ai.

Ai më tej ka kontestuar edhe numrin e votave me kusht të cilat thuhet se janë në Prizren.

“Po paraqiten se janë mbi 1500 votave me kusht. Në Prizren kurrë s’ka pasur kështu vota me kusht. Janë vetëm 944 vota me kusht. Nga këto zakonisht përcillet gjendja e njëjtë e procesit zgjedhor”.

Të ngjashme