Trusti Pensional i Kosovës ka treguar perfomancë të mirë gjatë vitit 2016 me një kthim pozitiv prej 65 milionë euro apo 4.4 për qind. Në Kosovë deri tani Trusti ka investuar 300 milionë euro, kryesisht në bono të qeverisë, për shkak se janë të vetmet instrumente ku mund të investohet.
Kështu ka thënë Ymer Havolli, anëtarë i bordit të Fondit Pensional të Kosovës.
Në televizionin publik ai ka thënë se do të ishin të kënaqur të ishin pjesë e tregjeve financiare dhe të investonim edhe më shumë në tregje financiare.
“Viti që shkoi solli një kthim relativisht të mirë në krahasim me vitet tjera. Në 2015 kthimi ishte 30 milionë euro, ndërsa në 2016 dyfishim. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë kontribuuesit në Fondin Pensional të Kosovës”, tha Havolli, duke theksuar se kthimi është kryesisht nga investimet ndërkombëtarë.
Sipas tij, investimet i përcjellë rreziku në tregjet financiare, sepse varen nga krizat politike, luftërat mirëpo është bërë diversifikimi i investimeve në mënyrë që të ketë sa më pak rrezik dhe paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.
” Deri tani kemi investuar në tregje shumë të sigurta, ndërsa prej këtij viti do të investojmë edhe në tregjet evropiane. Analizat dhe parashikimet janë se këto tregje janë të sigurta”, tha Havolli.
Sipas tij, këtë vit, mbi 4 mijë veta kanë dalë në pension, ndërsa në total fondi iu shërben 30 mijë pensionistëve, që marrin paratë e kursyera prej vitesh aty.