Autoritetet saudite thanë se Haxhi këtë vit do të pranojë vetëm 1,000 pelegrinë myslimanë, derisa pritet të fillojë më 29 korrik.
Sipas mediave të huaja, në kushte normale, rreth 2.5 milionë njerëz marrin pjesë në Haxh, rituali i cili mbahet në qytetin e shenjtë të Mekës.
Numri i kufizuar i pjesëmarrjes së pelegrinëve këtë vit në Haxh vjen si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Koha e Haxhit përcaktohet nga pozicioni i Hënës, në përputhje me kalendarin islamik hënor.
Muajin e kaluar, Arabia Saudite njoftoi se Haxhi do të mbahej me numër të kufizuar, për shkak të pandemisë, derisa numri i rasteve në vend u rrit në 253 mijë.