Haxhiu: 22 vite nga masakra me 3 dhe 4 shkurt, drejtësia ende mungon

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për 22 vjetorin e masakrës e cila ka nodhur me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, ku u vranë 10 qytetarë civil të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 22 vite nga masakra e kryer me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civil të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Po ashtu, kujtojmë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik. Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës.

Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta.

Të ngjashme