Haxhiu: Afera “Zdravo” shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demonratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se lirimi i serbëve, vazhdimi i sanksioneve dhe izolimi për Kosovën po tregon qartë se këto veprime të Qeverisë nuk janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por janë rezultat i shantazhit te Radojçiqit.

Ai tha se afera “Zdravo” ka ‘shpërfaqur’ fytyrën e vërtet të Qeverisë Kurti.

“Tërheqja e turpshme e Albin Kurtit nga Veriu!Pas publikimit të aferës “Zdravo”, lirohen të arrestuarit serbë që shkaktuan trazira në veri, e poashtu tërhiqet edhe policia e Kosovës, kjo duket se është pasojë e shantazhit nga Radojçiqi. Katër serbët e arrestuar u liruan, ndonëse ishin arrestuar me shumë pompozitet”.

“Lirimi i serbëve, vazhdimi i sanksioneve dhe izolimi për Kosovën po tregon qartë se këto veprime të Qeverisë nuk janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por janë rezultat i shantazhit te Radojçiqit, siç i kemi dëgjuar të dëshmuara në  aferën “Zdravo”.Veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varfërisë. Afera “Zdravo” shpërfaqi ftyren e vërtet të Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme