Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte deputete e Kuvendit të Kosovës deri para se të rrëzohej Qeveria, ka thënë se momenti i çlirimit nga ‘klani pronto’ është afër.
Këto deklarime ajo i ka bërë gjatë një takimi me vajza dhe gra në komunën e Podujevës.
“Angazhimi i vajzave dhe grave në jetën shoqërore e politike është shumë i rëndësishëm. Çlirimi i Kosovës nga klani Pronto, bëhet vetëm atëherë kur bëhemi bashkë! Ky moment është shumë afër’, ka shkruar ajo në facebook.