Haxhiu falënderon deputetët për miratimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja ka falënderuar deputetët që i dhanë dritën e gjelbër këtij Projektligji.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu shtoi se opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë.

“Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike. I falënderoj të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Haxhiu.

Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është miratuar sot në seancën e Kuvendit të Kosoëvs me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngjashme