Haxhiu – Haradinajt: Për shkak teje Elez Blakaj e ka lëshuar vendin

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, se prokurori special Elez Blakaj për shkak të tij është dashur ta lëshojë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ajo në Kuvendin e Kosovës kur u fol lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik, tha se kjo ka ndodhur ngase prokurori nuk pati mbrojtje.

“Në Republikën e Kosovës një prokuror special është dashur ta lëshojë vendin për shkak teje sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim”.

“Bëhet fjalë për Elez Blakajn, kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Për shkak teje dhe për shkak qasjes tënde i njëjti nuk është mbrojtur”.

Të ngjashme