Haxhiu për Kurtin: Në çfarë cilësie e vizitoi SHSKUK-në, si Kryetari i Komsionit për Shëndetësi si i vetëemëruar apo si i pari i Qeverisë së dështuar

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka reagur ashpër kryeministrit Albin Kurti, lidhur me vizitën e tij të fundit në ShSKUK dhe kujdesin Intensiz.

Haxhiu i ka përmendur disa sektore brenda ShSKUK-së duke i quajtur si të dështuara deri më tani, në gjendje kolapsi.

” I turpëruar për gjendjen në Kujdesin Intenziv dhe SHSKUK, Albin Kurti u detyrua qe intervisten për media ta jap para Klinikës së Stomatologjisë, ta “promovon” implantin – mbjelljen e dhembit, e që është pasojë e dështimit në parandalim dhe shërimit të dhembit”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi:
“Kryeministër pse nuk fole për gjendjen në shëndetësi para kujdesit intenziv aty ku po trajtohet Elza Ujkani?!

Pse nuk fole për gjendjen buzë kolapsit në Klinikën e kujdesitit inteziv?

A të treguan sa është e lartë përqindja (%) e vdekshmërisë në kujdesin intenziv?

Pse menaxherët e emëruar nga Qeveria Kurti e kanë zvogëluar numrin e shtretërve në kujdesin intenziv dhe kanë zvogëluar resurset njerëzore?

Pse nuk fole për gjendjen në emergjencë, aty ku luftohet të shpëtohet jeta, e që ju për tri vite nuk keni bërë asnjë investim si në aparatuara e paisje mjekësore apo trajnim të stafit?

Për këto tri vite – dështimi, është strategjia e vetme e Qeverisë Kurti në shëndetësi.

Deri me tani asnjë hap të vetëm për implementim të sigurimeve shëndetësore.

Listat e pritjes për opercione dhe procedura diagnostikuese është rritur me vite, mungesat e barnave dhe materialit shepnzues janë te përditshme, mburrja me mbjelljen e dhëmbeve tregon se kjo Qeveri as nuk e kuptuon se cilat jane prioritetet në shëndetësi.

P.s.

Në çfarë cilësie e vizitoi Albin Kurti SHSKUK-n si Kryetari i Komsionit për Shëndetësi si i vetëemëruar apo si i pari i Qeverisë së dështuar”.

Të ngjashme