Haxhiu i reagon Tahirit: Sa herë Kurti flet për ligjshmëri, telalli i një qeverie abuzive ngre dyshime

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas statusit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili sot gjatë ditës përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk do t’ia lë në dorë çështjen e noterëve, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo ka shkruar se Tahirin e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti.

Sipas saj, sa herë që Kurti flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, “tellalli” siç e ka quajtur ajo Tahirin, bën reagime.

“Është po i njëjti që procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, e komprometoi dhe e ktheu në shërbim të partisë së tij që ka kapur secilin segment. Prandaj duhet të ndërpritet secili veprim i këtij procesi dhe çfarëdo veprimi tutje për këtë proces, është keqpërdorim detyre, është vepër penale”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Haxhiu ka thënë se me 6 tetor, Qeverisë abuzive, qytetarët ia kanë treguar vendin.

Ajo thotë se pas 6 tetorit, është hapur kapitulli i zhvillimit e mirëqenies, barazisë, arsimit, e shëndetësisë dhe drejtësisë që ata ia kanë frikën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme