Haxhiu kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, kur këshilltari i tij u përfshi në një aferë me drogë

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në vitin 2020, kishte kërkuar dorëheqje të Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Selim Selimi, pasi një këshilltar i tij u përfshi në një aferë me 113 kilogram drogë.

Asokohe, Ministrja shkruante se në një shtet normal, ministry duhet të dorëhiqet.

“Për këtë në secilin shtet normal ministri do të duhej të jepte dorëheqje. Sot ministri që këshillohej nga ai, i cili ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar, se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij” – shkruante ajo.

Tutje Haxhiu, kishte edhe pyetje për Ministrin e atëhershëm, duke thëën se si ka mundësi që të emërohet këshilltar dikush për të cilin nuk e di se kush është.

“Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është? Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë, por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që ministri e ka ditur, por nuk u thotë ‘jo’ atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë!”

Kujtojmë se në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes i cili u kap me mbi 11 mijë pipula ekstazi. Ndërsa tashmë Ministrja e Drejtësisë, doli me një status në Facebook, me anë të së cilit tregoi se VV e ka përjashtuar Mujecin, por pa thënë nëse duhet të dorëhiqet dikush, shkruan Nacionale.

Të ngjashme