Haxhiu: Klinikat me Covid-19 janë shndërruar në vatra të përhapjes së virusit

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.

Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se edhe dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë e edhe korridoret janë të mbushura me civilë e familjarë të pacientëve.

Haxhiu ka dhe një propozim për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka propozuar që të bëhet rifreskimi i stafit duke angazhuar edhe vullnetarë.

“Vërtetë jemi të çuditshëm. Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja. Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit”, shkroi ai.

Sipas Haxhiut, madje ka probleme substanciale siç thotë ai, organizative, profesionale e shëndetësore.

“Klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit”, shkruan tutje ai duke shtuar se kë korridore, nuk mund të gjendet as sterilizues e as nuk ka aparate për dezinfektim.

“Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë”, thotë tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme