Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në vendin tonë kryeministri dhe ministrat refuzojnë t’u përgjigjen deputetëve. Ata madje, sipas saj, edhe i shantazhojnë deputetët dhe i blejnë ata.
Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:
“Kosova, kjo Republikë parlamentare ku kryeministri dhe ministrat refuzojnë të përgjigjen në pyetjet e deputetëve gjatë seancave plenare dhe komisioneve parlamentare, ku të njëjtit injorojnë ftesat e komisioneve, ku bëhet presion e shantazh karshi deputetëve për çështje si ajo për demarkacionin, “zajednicen” etj, ku shiten e blihen deputetët, ku nuk kanë fuqi detyruese rezolutat që votohen nga Kuvendi dhe gjithçka tjetër!” (sic.), ka shkruar Haxhiu.