Haxhiu: Me votimin e Projektligjit për Ekspertet Gjyqësor parandalohet abuzimin me ekspertiza

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vendimin që është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për ekspertët gjyqësorë, raporton Ekonomia Online.

Ajo, në konferencën për medie, ka deklaruar se është hera e parë që në Kosovë është duke u rregulluar me ligj kjo çështje.

Ajo shtoi se me këtë ligj parandalohet abuzimin që ekspertët mund ta bëjnë me ekspertiza.

“Projektligji që sapo miratuam adreson kushtet për heqje të licencës, pra nuk do të vlejë parimi njëherë ekspert, sepse do të vlejë 5 vjet”.

“Kjo parandalon abuzimin që ekspertët kanë mundur ta bëjnë me ekspertiza. Do të ketë listë unike për Gjykata, Prokurori, OShP. Pra nuk mund të angazhohen ekspert jashtë listës. Nuk do të kemi tarifa më sipas dëshirës së individëve”, tha ajo.

Të ngjashme