Haxhiu në ditën e dytë të vizitës në Hagë, takon ndaras Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinaj

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Haxhiu sot do të zhvillojë dy takime. Fillimisht do të takohet me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe më pas me ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Të mërkurën, ministrja Haxhiu ka takuar ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati, dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Kujtojmë se për takim ministren Haxhiu e refuzoi ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Të ngjashme