Haxhiu në konferencë të jashtëzakonshme: Zhduken prova nga IML-ja për rastin Dehari

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 12:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë zhdukur prova në rastin e Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga loboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit.

“Mbrëmë rreth orëve të vona jam njoftuar se ja zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i mjekësisë Ligjore. E kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë së Kosovës. Mbajtëset e epruvetave, një me gjak dhe 10 me urinë”, tha Haxhiu.

“Çelsat ku kanë qenë të mbyllura ato prova i kanë pasur vetëm tre persona. Vendi ku ruhen mostrat janë strikte dhe aty dihet se kush hyn dhe kush del. Pas kësaj konferencë do të marr masa konform përgjegjësive të mia”, tha tutje Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se i di emrat e personave që i kanë zhdukur këto prova.

“Kemi njoftuar institucionet gjegjëse dhe unë i di emrat që kanë qasje në këtë laborator, por nuk mund t’i them emrat sepse i di edhe Policia e Prokuroria”.

“Përfundimin e kësaj do ta jap Prokuroria dhe Policia, por duke e ditë se çfarë la ndodhur në të kaluarën me mbulimin e provave dhe zhdukjen e tyre, mund të jetë i përafërt edhe sot”, tha tutje Haxhiu.

Të ngjashme