Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se që nga sot në Ministrinë që ajo e drejton pecetat higjienike do të jenë falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë.
Haxhiu në Facebook tha se e drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë, dhe jo lluks.
Teksa ka theksuar se praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë.
“E drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë. Praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private. Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, ka shkruar ajo.