Haxhiu: Në Qeverinë Kurti asnjë vit shkollor nuk ka filluar normalisht

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 12:48 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Qeverinë Kurti, asnjë vit shkollor nuk ka filluar normalisht, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e Kuvendit, Haxhiu ka kërkuar që Kuvendi të votojë pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

“Në vend që të diskutojmë për të arriturat në arsim, ne duhet të diskutojmë për keqpërdorimet në arsimi. Dhe kjo doemos që e kërkon nevojën për komision hetimor sepse asnjë nga vitet shkollore në këtë qeveri nuk ka fillua normalisht. Për vitin shkollor 2020-2021 edhe mund të ketë justifikime për shkaka të pandemisë Covid-19”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë justifikimin më vonesat në fillimin e vitit shkollor 2022.

“Në vitin shkollor 2022 shkollat filluan punën jo më 1 shtator, por në javën e dytë të muajit tetor. Arsyeja dihet: shpërfillja dhe nëpërkëmbja e mësimdhënësve nga kjo qeveria. Kjo rezultoi me greva që kishin për pasoj humbjen e mijëra orëve mësimore”, ka thënë Haxhiu, duke i vazhduar kritikuar ndaj Qeverisë.

“Në vitin shkollor 2023-2004, nuk kishte kushte themelore për mësim, nuk kishte tekste shkollore si mjete bazike për mësim. Kishte dështim në planifikim dhe mbi të gjitha dështim për përmbushjen e obligimit ligjor për sigurimin e teksteve shkollore flas”, është shprehur ai.

Të ngjashme