Haxhiu në takim me kryetarin e Vushtrrisë, temë diskutimi mundësitë e dhënies së disa pronave të Ministrisë

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se bashkërisht me ministren Haxhiu, kanë diskutuar për mundësinë që të merren në shfrytëzim disa prona të Ministrisë së Drejtësisë në Komunën e Vushtrrisë.

“Sot pata një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku bashkërisht diskutuam për mundësinë që të marrim në shfrytëzim disa prona të Ministrisë së Drejtësisë në Komunën e Vushtrrisë, që të njëjtat t’i shfrytëzojmë për nevojat e qytetarëve tanë”, deklaroi kryetari Idrizi.

Po ashtu, kreu i Vushtrrisë u shpreh se kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe qendrore në adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, theks të veçantë i është kushtuar rekomandimeve që dalin nga Strategjia për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje.

Të ngjashme