Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se anulimi i provimit të noterisë është sinjal që në këtë dikaster nuk do të lejohen shkeljet dhe rastet që përmes konkurseve të përfitohet nga lidhjet familjare apo partiake.
Ajo shkroi se kjo është mënyra për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucione
“Parimi i ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës do të përcjellë secilin veprim në Ministrinë e Drejtësisë. Sot, përmes anulimit të provimit të noterisë, ne dërguam sinjalin që nuk do lejojmë asnjë shkelje dhe nuk do të ketë raste të tjera ku përmes konkurseve apo proceseve të tjera, përfitohet për shkak lidhjeve familjare, miqësore e partiake. Vetëm kështu NE e kthejmë besimin e qytetarit në institucione dhe në shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.