Haxhiu: Miratimi i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale – hap i madh dhe pozitiv, kostoja 15 milionë euro

Prishtinë | 03 Kor 2024 | 10:58 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën organizoi tryezë me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, ku u tha se do të ketë një gjithpërfshirje të trajtimit të rasteve për të gjitha krimet e kryera. Sipas saj përmes kësaj strategjie ndërtohen themelet për një të ardhme të drejtë, solidare dhe të barabartë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se me miratimin e kësaj strategjie Kosovës i është krijuar një kornizë jashtëzakonisht të rëndësishme për trajtimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës.

Ajo shtoi se Kosova ndodhet në një momentum kyç të cilin duhet adresuar sfidat dhe mundësit e procesit të drejtësisë tranzicionale, dhe se rrjedhimisht kjo strategji përfaqëson një moment të rëndësishëm shoqëror dhe posaçërisht institucional në përpjekjet kolektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të promovuar dialogun shoqëror dhe për të forcuar paqen e qëndrueshme.

“Strategjia Tranzicionale përshkruan synime ambicioze nga adresimi i mizorive të së kaluarës dhe sigurimi i llogaridhënës tek mbështetja e viktimave dhe forcimi i institucioneve demokratike. Qeveria e ka miratuar strategjinë për drejtësinë tradicionale, që nga marrja e mandatit ballafaqimin më të kaluarën e kemi bërë prioritet”, tha Haxhiu.

Tutje, shtoi se ky dokument ka marrë shumë kohë për t’u realizuar dhe pas 23 viteve Kosova ka miratuar tashmë këtë dokument.

“Pas 23 viteve, Kosova ka krijuar tashmë institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, stafi tash ka nis të rekrutohet”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja, deklaroi se ka ende mungesë të stafit për të trajtuar krimet e luftë në departamentin e Prokurorisë Themelore.

“Përmes ndryshimeve në kodin e procedurës penale, si shtet kemi qenë të detyruar të mundësojmë gjykimin në mungesë, kemi shtuar kapacitetet për departamentin që merret me krimet e luftës, numri është ende i vogël për të shqyrtuar dokumentet për krime lufte”, tha Haxhiu.

Prezantimi i Planit të Veprimit te Strategjisë për Drejtësinë Tradicionale, Baki Svirca, udhëheqës i divizionit nga MD-ja, tha se në këtë strategji përfshihen, katër parime të plan zbatimit, e që për këtë plan janë ndarë 15 milionë euro për tri vite.

Strategjia është fokusuar në katër parime, e plani i veprimit për tri vite është 15 milionë euro.

Strategjia e parë ka të bëjë me objektivin strategjik që do realizohet përmes 25 aktiviteteve me kosto 7 milionë euro për tri vite.

Strategjia e dytë, është e drejta për qasje në drejtësi për 20 aktivitete, me kosto 721 mijë euro për tri vite.

Strategjia e tretë, është pjesa e rekreacioneve, ku përfshihen 27 aktivitete me kosto 5 milionë euro.

Strategjia e katër, ka të bëjë me objektivin strategjik për garantim, që përfshihen 40 aktivitete me kosto 1 milion euro.

Svirca, tha se kosto do të variojë në bazë të zbatimit të planit për tri vite.

“Plani i Veprimit është tri vjet. Strategjia ka synuar të vendosë dialog për të kaluarën përmes drejtësisë restauruese, mbështetjen për të gjitha viktimat. Fokusi ka qenë gjithpërfshirja”, tha ai.

Haxhiu u pyet nëse në këtë strategji do të përfshihen edhe rastet që dënohen nga Gjykata Speciale.

“Ky takim nuk është për tu diskutuar për përmbajtjen e strategjisë, procesi i hartimit ka qenë koheziv. Nuk ka përjashtime, ne historinë nuk mund ta ndryshojmë duhet të jetë e qartë. Për kompensimin sa i përket rastit të Salih Mustafës, qëndrimi jonë është publik”.

Të ngjashme