Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook shkruan se ishin qytetarët ata të cilët në zgjedhjet e 11 qershorit ia prishën pazaret PDK-së për zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajt për kryeministër.
Ky është postimi i plotë:
“…Se PDK nuk i deshi zgjedhjet e parakohshme për ta ribërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, apo jo? Të tjera pazare kishin në mendje veçse populli me 11 qershor ua prishi pazaret e i la pa mend. Qytetarët e befasuan regjimin i cili nuk mund t’i befasonte më qytetarët. Aq i keq që ishte bërë ai.”