Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit me Haxhiun Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndërsa, pas takimit të dy së bashkë do të mbajnë një konferencë për media.
Kjo është vizita e parë e Komisioneres Kos në Kosovë që nga marrja e detyrës së saj, më 2024.
