Haxhiu pret në takimin lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guérot

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takimin lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si edhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.

Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

Të ngjashme