Haxhiu – prokurorëve e gjyqtarëve: Mund të jeni të hidhëruar me Qeverinë, por punoni për viktimat e dhunës

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women kanë mbajtur tryezën e me temë “Dhuna ndaj vajzave – Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se puna e institucioneve në parandalim të këtyre rasteve nuk fillon as nuk përfundon me këtë fushatë.

Por sipas saj, është hera e parë që institucionet i kanë veshtë e sytë kah viktimat e dhunës në familje, e sidomos gratë.

Me këtë rast ajo u shpreh e shqetësuar që në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë prokurorë e gjyqtarë.

Sipas saj, ata mund të jenë të hidhëruar me Qeverinë për shkak të pagave, po r që duhet të jenë zëri i viktimave dhe të zotohen se do të përfundojnë punë e tyre me përgjegjësi në bazë të mandatit që kanë.

“Puna jonë kundër këtij fenomeni nuk fillon me fushatën që kemi lansuar. Edhe Kosova i është bashkuar vendeve të tjera për ndërmarrë aktivitet të ndryshëm me qëllim të sensibilizimit të opinionit edhe për raportimin e rasteve të dhunës sikurse edhe për thirrje institucioneve për veprime në përputhje me përgjegjësit dhe mandatin që kanë. Është hera e parë që MD-ja e drejton fushatën kundër dhunës në bazë gjinore. Për herë të parë institucionet i kanë sytë e veshët kah viktimat e dhunës, dhuna në familje nuk mund të shihet si diçka e izoluar si diçka privat sepse është përgjegjësi institucionale për të adresuar”.

“Është e vërtetë që nëse i shohim statistikat rasteve e dhunës ndaj grave janë shumëfisha më të mëdha se i atyre ndaj burrave, dhe për këtë arsyeje janë fokus i yni gratë. Kemi shumë punë për të bërë, sfida më e madhe mbetet sistemi i drejtësisë, më vjen keq që në këtë tryezë nuk ka as prokurorë as gjyqtarë sepse ata mund të jenë të hidhëruar me Qeverinë, por kur jemi duke diskutuar për viktimat e dhunës ata duhet të jenë në secilin organizim që mbahet për t’u zotuar që do të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë me mandatin që kanë. kemi bërë ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale. Për këtë persona me vendim plotësues nuk mund të jenë pjesë e institucioneve, nuk mund te kandidatë në zgjedhje edhe për lejen e vozitjes. Viktimat të lajmërojnë rastet jam e vetëdijshme për ndarje e pushteteve por asnjëherë nuk do të ndalem në kuptim të thirrjes për institucionet që të kryejnë punën e tyre”.

Drejtoresha e KOMF-it Donjeta Kelmendi, tha se rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë prandaj sipas saj, duhet të rritet serioziteti i sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve.

“Viteve të fundit ka pasur një rritje edhe sipas të dhënave të Policisë të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve e sidomos ndaj vajzave”.

“Këto vepra po ndodhin në të gjitha ambientet mandej edhe në institucionet edukative, për neve mbetet shqetësues mundësia e parandalimit. Seriozitetit i sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve mungon”.

Bergita Curri, specialiste e Mjekësisë Ligjore, tha se rastet e dhunës seksuale janë më të pa raportuara në Kosovë

Sipas saj, vajzat e vogla kryesojnë listën e dhunës seksuale dhe kjo duhet ta shqetësoj secilin çdo ditë.

“Është shumë e rëndësishme se në cilin do forum apo çdo ditë të diskutojmë se dhuna nuk duhet të tolerohet. Dhuna në familje, dhuna seksuale dhe të gjitha llojet e dhunës përfshirë këtu edhe vrasjen e gavre vazhdojnë të jenë kryetituj në Kosovë dhe kjo vërtet duhet të na shqetësoj të gjithëve. Vajzat e vogla kryesojnë listën e dhunës seksuale dhe kjo duhet ta shqetësoj secilin çdo ditë”.

“Ajo që kemi parë ndër vite është se po rritet vetëdija për raportim më disa regjione, por në nivel të Kosovë kjo është shqetësuese. Rastet e dhunës seksuale janë rastet më të pa raportuara në Kosovë, edhe dhuna në familje nuk qëndron larg tyre sepse numrin që kemi është trefish më i madh se sa raportohet”.

Të ngjashme