Haxhiu, serbëve: Mjaft kërkuat privilegje

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 11:33 | Nga

Deputetja Teuta Haxhiu nga radhët e Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës në fjalimin e saj në seancën e Republikës së Kosovës tha se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë e jo me privilegje, ashtu siç po trajtohen serbët.

Ajo tha se shumë krime kanë ndodhur në Kosovë, e për të cilat nuk kanë dhënë askush llogari, ndërkaq vazhdojnë privilegjet e pafundme për serbët në Kosovë.

Haxhiu kërkoi që të ndalen privilegjet për serbët dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Gjithashtu Haxhiu, foli edhe ndarjen e 7 milionë euro për t’i furnizuar nxënësit me tekste shkollore.

Ajo tha se kjo ka hapësirë për të bërë biznes.

“Nëse investojmë në arsim duhet të investojmë, por jo për të bërë biznes. Depot e shkollave janë të mbushura me libra e që nuk përdoren. Të rishikohet edhe ndërtimi i shkollave si në Mitrovicë e Podujevë, ashtu si edhe disa shkolla në fshatrat e Kosovës të cilat nuk i plotësojnë kushtet për mësim”, ka thënë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme