Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një statusi në Facebook ka thënë se GDP-ja e ka vjedhur nga LVV-ja projektligjin për referundim.
Statusi i plotë i deputetes:
“Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum.
Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do t’a procedojmë këtë projektligj në Kuvend.
U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)
GDP ka pasur mundësi t’a dërgoj një draft tjeter. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme.
Konkurencën le t’ja bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë!”