Haxhiu u thotë kolegëve deputetë se nuk po lexojnë, ata i kërkojnë ta tërheq fjalën

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është kundërshtuar ideja që prokurori t’i raportojnë Kuvendit për hetimet lidhur me raportet e komisioneve hetimore, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk ka votuar ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Hetim Parlamentar.

Ky projektligj duhet t’i kthehet komisionit punues. Është propozuar që në vend se të thuhet qe prokurori ti raportoj kuvendit të ndryshohet me fjalën ta “njoftoj” Kuvendin për ecurinë e procesit.

Kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu iu është drejtuar deputetëve që nuk lexojnë, ndërkaq Xhevahire Izmaku nga PDK-ja ka dashur ta lëshoj mbledhjen duke i thënë që të mos ofendoj.

Edhe Hajdar Beqaj, nga PDK-ja ka kërkuar që Haxhiu ta tërheq fjalën ku kjo e fundit e la lëshuar mbledhjen.

Fillimisht Haxhiu ka thënë se raportet e komisioneve hetimore duhet t’i shkojnë prokurorisë sepse sipas saj, kjo nuk është ndërhyrje në sistem të drejtësisë.

“Kemi dy propozime që kanë të bëjnë me raportin përfundimtar të komisionit hetimor. Mendimi im që ky raport duhet t’i shkojë Prokurorisë, ndërkaq Hajdari ka thënë se nuk duhet të shkojë në prokurori. Unë mendoj që t’i shkojë prokurorisë dhe ata vendosin se a duhet të merret me të apo jo”.

“Prokuroria e ka për detyre me i tregu Kuvendit se a kanë nisë hetimet dhe kjo nuk është ndikim në sistemin e drejtësisë. Kjo nuk është njëjtë me kërkesën e Haradinajt sepse ai ia ka caktuar afatin kohor për 30 ditë me e përfunduar lëndën për veteranet”, tha ajo.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa tha se amendamenti ku thuhet se prokurori duhet t’i raportojë.

“Komisionin parlamentar q bënë parlamenti, dhe nëse ka të gjetura ka të drejtë të hap hetime. Unë s’jam pajtuar me amendamentin ku thuhet qe prokurori i shtetit i raporton kuvendit për ecurinë, dhe unë mendoj që është shkelje kushtetuese sepse ai nuk i raporton Kuvendit”.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha se problemi i raporteve që vijnë nga komisionet parlamentare qëndron në substancë.

“Problemi kryesor qëndron në substancë. Komisionet hetimore nisen nga opozita, dhe opozita nuk mund ti aprovoj as në komisione as në seancë sepse s’jemi shumicë. Unë mendoj që problemi kryesor është te raporti i pa aprovuar. Një komision i ka skaduar afati”.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja, tha se nuk cenohet pavarësia e prokurorisë nëse njoftohet Kuvendi për ecurinë e të gjeturave për raportet që u dërgohen.

“Kjo nuk e prek aspak pavarësinë e gjykatave. Ne nuk po u themi që ki kaq kohë me marr një vendim. Krejt çka po kërkojmë ne është që Kuvendi të informohet me të gjeturat që Kuvendi ja ka dërguar prokurorisë. Derisa nuk e prish asgjë çështjen e pavarësisë së gjyqësorit atëherë gjasat janë që shtyhen përpara lëndët”.

Bilall Sherifi, nga Nisma, tha se nuk është e drejtë të kërkuat feedback nga prokuroria për lëndët e marra.

“Ky ligj nuk ka me ndryshuar shumë trajtimin e lëndëve të prokurorisë nga Kuvendi. Prokuroria është e detyruar që të ndjek çdo informatë që ka vepër penale”.

“Ne përmes kësaj po përpiqemi qe rastet që shkojnë nga Kuvendi të trajtohen më me dinamikë mirëpo kjo e keqëson sepse nëse ne nuk do ta shohim si ndërhyrje atëherë raportet nga jashtë do ta shohin si të tillë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/417631495665143/

Të ngjashme