Haxhiu: Vendosja e njerëzve të Vitisë në krye të ShSKUK-së, tregon kapjen e shëndetësisë nga ana e Qeverisë

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ku raportuan Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së, ai ka ngritur disa çështje rreth përkeqësimit të gjendjes në shëndetësi dhe ShSKUK, si dhe shumë shkelje të evidentuara nga auditori.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për ShSKUK-n për vitin 2019 ishte raport pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqperdorime dhe keqmenaxhim.

Ai po ashtu ka thënë se vendosja në dy pozita kyqe në SHSKUK, kryesuesin e Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i njerëzve të afërt të ministrit Vitia tregon se qëllimi i kësaj Qeverie është kapja e institucioneve për interesa të grupeve të caktuara të interesit, dhe jo zgjidhja e problemeve në sektorin e shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, raportuan Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së.

Gjatë diskutimit tim kam ngritur disa çështje rreth përkeqësimit të gjendjes në shëndetësi dhe ShSKUK, si dhe shumë shkelje të evidentuara nga auditori.

Sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për ShSKUK-n për vitin 2019 ishte raport pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqperdorime dhe keqmenaxhim. 

Sipas zyrës kombëtare të auditimit:

Në dy vite e fundit 2021-2022 në vlerë 14.7 milionë euro, mungon raporti i pranimit te mallit nga menaxherët e kontratave.

Në dy vite e fundit 2021-2022  në vlerë 4.1 milionë euro urdhër-blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit.

Listat e pritjes për operacione dhe referime jashtë vendit janë rritur krahasuar me vitet e kaluara.

Mungesa e furnizimit me barna është rritur.

Mos licencimi i Klinikave dhe Spitaleve publike mbetët problematik në sistemin shëndetësor.

Shqetësuese mbetët dukuria e ikjes së mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga institucionet publike dhe jashtë vendit.

Kërkesa e infermierëve për rritje të shumës së kujdestarisë 100%, pagesa për rrezikshmëri dhe punë gjatë vikendeve.

Shperndarja e testit kandidatëve në konkursin për infermierë, është shkelje ligjore dhe vepër penale dhe e denueshme për shkak të cenimit të barazisë në konkurim.

Çështje tjetër që ka shkaktuar pakënaqësi në Fakultetin e Mjekësisë është Ligji i Pagave, pasi që profesorët specialist të mjekësisë pagen primare e kanë në shëndetësi dhe sekondare në arsim dhe kjo rrezikon mosakreditim për programet mjekësore në kuadër të UP.

Vendosja në dy pozita kyqe në  SHSKUK, kryesuesin e Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i njerëzve të afërt të ministrit Vitia tregon se qëllimi i kësaj Qeverie është kapja e institucioneve për interesa të grupeve të caktuara të interesit, dhe jo zgjidhja e problemeve në sektorin e shëndetësisë.

Të ngjashme