Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka takuar së fundmi Hysni Gucatin.
Haxhiu ka shtuar për Gucatin ka të njejti qëndrim dinjitoz përkundër sfidave e padrejtësive që i janë bërë.
Ndërsa uronë që edhe bashkëluftëtarët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë të kthehen pranë familjeve në Kosovën që ka aq shumë nevojë për vizionin e tyre.
“E vizitova të dielën në Hagë, por edhe sot në Drenicë, Hysni Gucatin. Si përherë i njëjti qëndrim dinjitoz përkundër sfidave e padrejtësive që i janë bërë. Dikujt i ra për hise të jap shumë nga vetja e familja për lirinë e këtij vendi. Uroj që edhe bashkëluftëtarët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë të kthehen pranë familjeve, shokëve, në Kosovën që ka aq shumë nevojë për vizionin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.