Haxhiu viziton një ekspozitë dedikuar grave dhe vajzave të vrara

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në një ekspozitë në sheshin e Prishtinës e cila i dedikohet grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.

Ekspozita “Tuneli i Fundit është aktivitet që ndihmon në ngritjen e vetëdijes qytetarëve dhe të informimit ndaj dhunës, tha ministrja.

“Ekspozita është duke u mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kurse ditën e nesërme do të qëndrojë në Prizren dhe më pastaj në Pejë”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Të ngjashme