Eden Hazard duket se e ka konfirmuar largimin nga Chelsea pasi shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Arsenalit në finalen e Europa League.
Hazard ka qenë i lidhur me një kalim në Real Madrid nga fundi i sezonit dhe ka konfirmuar pas ndeshjes së koha e tij me Chelsean ka ardhur drejt fundit.
“Mendoj se është lamtumira, por në futboll kurrë nuk i dihet. Ëndrra ime ka qenë të të luajë në Premier League. Luajta këtu për shtatë vjet për njërin prej klubeve më të mira në botë dhe ndoshta radha është një për sfidë të re”, ka thënë Hazard, transmeton Klan Kosova.
Hazars poashtu ka thënë se vendimi është marrë të mërkurën dhe ka pohuar se njoftimi për të ardhmen e tij do të bëhet në të ardhmen shumë të afërt.
“Nuk e di ende. Mendoj se do të vendoset brenda pak ditësh”.
Belgu ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e mbrëmshme të Chelsea ku gjunjëzuan Arsenalin në Stadiumin Olimpik në Baku.