Eden Hazard do ta bëjë operacion nyjën e këmbës këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas lëndimit të e pësoj muajin e kaluar.
Ylli i Real Madridit e theu nyjën e këmbës në humbjen tronditëse të skuadrës së tij kundër Levantes në fund të muajit shkurt.
Reali shpreson se anësori belg do të jetë në gjendje të rikthehet para se të përfundojë sezoni. Hazard ka munguar tre muaj gjatë këtij sezoni tashmë, për shkak të një lëndimi tjetër të nyjës.
29-vjeçari mungoi në humbjen e Realit 2:1 kundër Manchester City në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve javën e kaluar në Bernabeu.
Hazard, i cili në verë iu bashkua Realit nga Chelsea, është duke e përjetuar një sezon të vështirë në Spanjë, pasi e ka shënuar vetëm një gol në 15 paraqitje.
Synimi i tij do të jetë të shërohet dhe ta kthejë gjendjen e mire fizike para Kampionatit Evropian, në të cilin ai pritet t’i prijë Belgjikës si kapiten./GE