Chelsea ka arritur marrëveshje fillestare me Real Madridin për t’ua shitur Eden Hazardin për 190 milionë euro, sipas raportimeve në Francë.
Në një intervistë pas përfundimit të Kupës së Botës, 27 vjeçari ka lënë të kuptohet se dëshiron që të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë, dhe ka sugjeruar që Madridi mbetet destinacioni i tij i preferuar.
Ndërkaq, sipas Le10Sport, Madridi i ka intensifikuar bisedimet për nënshkrimin e belgut këtë javë, dhe një “marrëveshje e parë”, është arritur me Chelsea-n, për një shumë prej 190 milionë eurosh.
Raporti pohon që kampionët e Evropës tashmë kanë folur me babanë e Hazardit për kontratën e lojtarit, dhe tani kontratat me Të Kaltrit kanë filluar.