Eden Hazard u largua gjatë verës që shkoi nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit. Por, ylli belg thotë se për largimin nga “Blues” kishte vendosur në vitin 2018.
Eden Hazard e pranon se në mendjen e tij ishte largimi nga Chelsea që prej vitit 2018.
Ylli belg gjatë sezonit të kaluar nuk kishte garantuar se do të qëndronte gjatë në “Stamford Bridge”.
Sidoqoftë, atij nuk i doli keq pasi me “Blues” e fitoi Europa Leaguen në sezonin e fundit atje, duke u transferuar më pas në Real Madrid për afro 150 milionë euro.
Unë e kisha ndarë mendjen pas Botërorit dhe i pata thënë vetes: ‘Duhet t’i bashkohem Real Madridi tash’”, ka thënë ai për “Real Madrid TV”.
“Kjo nuk ishte e mundshme dhe e kalova edhe një vit në Chelsea dhe më pas largimi ishte më i lehtë. Klubi e kuptoi dhe më la të largohesha”, shtoi ish-futbollisti i Lillet.
“Ëndërr e imja ishte gjithmonë të luaja për Real Madridin, klubin më të madh në botë dhe tash jam i lumtur. Courtois gjithmonë më thoshte se ishte klubi më i mirë i mundshëm. Kam folur edhe me Modricin dhe ma konfirmopi se të gjithë donin të më shihnin në Real Madrid dhe më në fund ndodhi kjo”, tregon tutje përfaqësuesi belg.
Hazard nuk e ka shijuar një fillim aq të mbarë në Madrid, ku e ka realizuar vetëm një gol dhe i ka dhuruar dy asistime në La Liga dhe Champions League.
Edhe pse e pranon se do të jetë e vështirë për të ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, do të mundohet ta japë maksimumin në “Santiago Bernabeu”, për t’i gëzuar tifozët madrilenë.