Hazard mposht De Bruyne dhe Lukaku

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 18:43 | Nga

Eden Hazard është shpallur futbollisti më i mirë belg i vitit 2017.

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka fituar çmimin si futbollisti belg më i mirë i vitit 2017, pas paraqitjeve fantastike me klub dhe kombëtare.

Ai kështu ka mposhtur në konkurrencë të drejtpërdrejtë mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Hazard në vitin 2017 ndihmoi Chelsean të shpallej kampion i Anglisë dhe në anën tjetër drejtoi Belgjikën drejt Kupës së Botës. /Express

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme