Ylli i Chelsea, Eden Hazard është caku kryesor i Barcelona për këtë afat kalimtar.
Katalunasit tashmë kanë arritur akord me Arthur Melo, por kanë dështuar në blerjen e Antoine Griezmann.
Po ashtu kanë mbetur pa shërbimet e dy mesfushorëve, Paulinho që është kthyer në Kinë dhe Andres Iniesta që ka shkuar në Japoni.
Tani klubi ka kthyer sytë kah asi i Chelsea për ta mbushur zbrazësinë e mbetur në skuadër, për t’u kthyer në nivelin më të lartë të futbollit europian.