Eden Hazard ka thënë se tani nuk është momenti për të vendosur për të ardhmen e tij, duke u deklaruar vetëm te Chelsea.
Ylli belg ka regjistruar një fillim mbresëlënëse këtë sezon në Premierligë, duke u vlerësuar për herë të parë viteve të fundit në një nivel të afërt me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
27 vjeçari asnjëherë nuk ka fshehur ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madrid, dhe kjo ka rritur spekulimet për një transferim të mundshëm të tij në La Liga.
Por të ardhmen e tij Hazard do ta zbulojë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni, pasi tani është i përqendruar te Chelsea.
“Jam duke menduar vetëm për Chelsean tani. Gara zgjat shtatë apo tetë muaj, pas kësaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Trajneri e ka të njëjtën filozofi në futboll si unë. Ai gjithmonë mendon për topin. Ai mendon si ne, lojtarët, për futboll”, ka thënë Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.
Chelsea këtë sezon synon të fitojë Premierligën dhe Ligën e Evropës.