Hazard është i irrituar me mos insistimin e Realit për ta transferuar dhe ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean.
Hazard tani dëshiron të nënshkruaje kontratën e re me Chelsean, pak ditë pas lajmit nga babai i lojtarit se ka refuzuar diçka të tillë dhe se dëshiron të kalojë në Real Madrid – kështu raporton “The Express”.
Raportohet se Blutë e Londrës i kanë ofruar belgut 300 mijë funte në javë që nga vera e kaluar, por lojtari ka hezituar duke pritur Madridin. Megjithatë, Reali nuk u interesua gjatë verës për Hazardin, që duket se tashmë e ka humbur durimin.
Express raporton se lojtari tashmë dëshiron ta hedhë të zezën mbi të bardhë për të nënshkruar kontratën e re me Chelsean, kjo do të thotë se Realit i ka ikur treni, pasi mund ta kishte blerë lojtarin pa ndonjë problem verën që lamë pas.