Haziri flet për rikthim të madh të LDK-së, uron “mikun e tij” për zgjedhje si kryetar i katërt

Prishtinë | 19 Nën 2023 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas rikonfirmimit të kryetari Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, ka reaguar duke thënë se në krye të kësaj paritë është zgjedhur siç e quajti ai miku i tij Abdixhiku.

“Kryetari i katërt i LDK-së, miku im Lumir Abdixhiku, u zgjodh sot për një mandat të ri, në një Kuvend madhështor e solemn. Kuvendi i sotëm vjen pas dy viteve mobilizim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haziri.

Më tej Hazri ka thënë se LDK-ja  ka bërë një rikthim të madhe sipas tij pas 40 për qind u zgjodhën gra e rini në strukturë në këtë parti.

“Si asnjëherë më parë, 40 për qind u zgjodhën gra e rini në strukturë. Rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën”, ka përfunduar Haziri.

Të ngjashme