Pikërisht në natën kur nga SHBA u kërkua tërheqja e trupave nga Kosova, eksponentë të VV-së në Qeveria e akuzuan Presidentin Hashim Thaçi se po e fut në eksperimente Kosovën dhe për pazare për ndarjen e saj.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë mbrëmë komentoi rreth rolit të Presidentit Thaçi në proces. Haziri çoi mesazhe se Thaçi nuk ka tendenca ta kryej i vetëm dialogun, por as Kurti nuk mundet të bëhet protagonist i vetëm në dialog.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar situatën politike në vend në një intervistë për TV21. Ai ka folur për raportet në mes të partnerëve të koalicionit, taksën dhe reciprocitetin si dhe se kush duhet që të udhëheq dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Haziri propozoi që politika në nivel institucional duhet që të takohet dhe t’i diskutojnë ideologjitë dhe kërkesat që janë pjesë e politikës së Kosovës dhe t’i dhënë një përgjigje të qartë kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, sepse ajo e ka rolin kryesor në dialogun me Serbinë.
“Udhëheqës të dialogut janë SHBA-të. Nuk janë më ndërmjetësues e as garantues, sikurse që kanë qenë në rastin e takimeve të Brukselit. Ata kanë pasur një rol me marrëveshje me evropianët, që Amerika ta lehtësojë procesin prej anash, por që ta garantojë palën e Kosovës që procesi s’ka me degjeneru. Me vetë faktin që e kanë humb durimin me evropianët për shkak të zhagitjes dhe të mosarritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ata nëse e humbin durimin me kancelaren Merkel, me presidentin Macron apo me komisionin evropian, në këtë rast me ta, tregon qartë se mos durimin me ne me twitter e zgjidh”, deklaroi ai.