Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj.Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se, pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje!
Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.