Në konferencën e rregullt javore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Kosovës i duhet t’i vendosë punët e saj në binar që ta zënë hapin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Çështja e vizave nuk ka orare, Komisioni Evropian ka dhënë alarme pozitive për lëvizjen e lirë. Data do të merret nga këshilli i ministrave. Përveç shteteve që nuk e pranojnë Kosovën, ka edhe shtete që kanë hezitime. Ne duhet me i bindë që Kosova është bashkëpunuese”.
Ai foli edhe për pjesëmarrjen e LDK-së në Samitin e EPP-së, raporton Ekonomia Online.
“Ky samit, ku LDK merr pjesë në cilësinë e anëtarit, angazhimi jonë ka qenë i përgjithshëm në përgatitjen e deklaratës. LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, por pjesëmarrje të barabartë”.
“Mospjesëmarrja e Spanjës ka pasë një zbutje të qëndrimeve, por karshi rastit tonë mbetet i njëjtë qëndrimi i tyre. Ne jemi munduar t’ju tregojmë që Spanja nuk është Jogusllavi dhe Kosova nuk ka të bëjë me Kataloninë”.
Ai tha që liderët nuk duhet ta shohin Samitin e Sofjes si mundësi për ekskursion, raporton EO.
“Përmes Samitit të Sofjes është mirë që qeveria të shoh paaftësinë e tyre që të shtyejë proceset politike përpara. Mos të keqkuptohet që Samiti i Sofjes është një ekskursion politik, sepse aty marrin pjesë një delegacion shumë i madh”.
“Është mbështetë roli i LDK-së në çështjen e Demarkacionit. Kërkesa jonë që përveç liberalizimit të vizave është të ketë shtim të fondeve dhe të rriten mundësitë që të kemi zhvillim ekonomik që njerëzit ta shohin të ardhmen në Kosovë dhe jo jashtë saj, sepse kësaj po i frikësohen shtetet e Shengenit”.